E-Diaspora

Zvicra do të mbetet pa borë

Zvicra është një nga vendet me vendpushimet më të mira të skijimit dhe majat malore të mbuluara me borë, por në të ardhmen vendi mund të mbete pa borë, paralajmërojnë shkencëtarët.

Shkencëtarët kanë analizuar imazhet satelitore të 22 viteve të fundit që mbulojnë të gjithë territorin zviceran.

Për shkak të ngrohjes globale, Zvicra humbi një të pestën e borës në atë periudhë, shkruan “Daily Mail”, përcjell albinfo.ch.

Ngrohja përfshinte disa nga vendpushimet më të famshme të skijimit në Zvicër, duke përfshirë pjesët e Alpeve Zvicerane dhe Malin në Jura.

Shkencëtarët në Universitetin e Gjenevës thanë se bora u zhduk më shumë se 5,000 kilometra katrorë.