Lajme
Zvicra do të mbajë arkivat e Komisionit Kolumbian të së Vërtetës
Ministri i Brendshëm i Zvicrës, Alain Berset, dhe presidenti kolumbian, Gustavo Petro, sot kanë nënshkruar një marrëveshje për të mbajtur një kopje të arkivave të Komisionit Kolumbian të së Vërtetës në Zvicër, raporton swissinfo, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshja, e cila u miratua më 21 qershor, i jep Zvicrës një kopje dixhitale të dokumenteve të Komisionit Kolumbian të së Vërtetës për ruajtjen e dosjeve, teksa kopjet dixhitale përmbajnë, ndër të tjera, regjistrime të ndjeshme audio dhe video të dëshmive.
Komisioni Kolumbian i së Vërtetës u krijua pas marrëveshjes së paqes të vitit 2016 midis qeverisë kolumbiane dhe rebelëve të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë teksa Zvicra ka ofruar mbështetje për Komisionin.
Delegacioni zviceran nuk do të largohet nga Kolumbia me hard diskun në fund të vizitës, por do të transportohet në muajt në vijim dhe do të mbahet në një kasafortë në Bernë. Nuk do të lidhet me internetin dhe kështu nuk ka asnjë shqetësim për hakerimin e të dhënave të ndjeshme. Kreu i Divizionit të Paqes dhe të Drejtave të Njeriut të Ministrisë së Jashtme zvicerane, Simon Geissbühler, ka thënë se arsyeja që arkivat nuk janë të disponueshme për publikun është sepse Kolumbia nuk e dëshironte këtë.
Procesi i paqes në Kolumbi kërkonte sigurinë e dokumenteve origjinale dhe kopjeve të tyre, teksa kopjen e dytë të arkivave në Zvicër Geissbühler e quajti si “shenjë besimi në Zvicrën dhe në politikën tonë të paqes”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












