Lajme
Zvicër: Linjë telefonike për informacione rreth koronavirusit
Linjë e re telefonike për këshillim rreth pyetjeve të banorëve zviceranë për virusin kinez
Edhe pse nuk ka raste aktive të koronavirusit, Zvicra do të krijojë një linjë të re telefonike ditët në vijim për t’u marrë me pyetje nga publiku në lidhje me koronavirusin, transmeton albinfo.ch.
Kjo për shkak se shqetësimet për koronavirusin kanë përfshirë edhe Zvicrën, ashtu si pjesën më të madhe të globit. Dy pacientë në karantinë në një spital në Cyrih të hënën në mbrëmje me raste të dyshuara të virusit u zbuluan se ishin raste të vërteta me virusin kinez.
Siç është raportuar, farmacitë në pjesën më të madhe të vendit shesin maska mbrojtëse, por, përkundër tyre është paralajmëruar se këto maska bënin pak për të ndaluar përhapjen e virusit, sipas ekspertëve.
Virusi, i cili e ka origjinën nga Kinë, është zbuluar në 17 vende të botës. Deri më tani nuk ka asnjë rast të transmetimit nga njeriu në njeri, e konfirmuar jashtë Kinës.
Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetit tha që po monitoron situatën dhe se ajo ende nuk është në nivele pandemie, shkruan ‘The local”.
Po ashtu, autroitetet zvicerane kanë ndërmarrë hapa në gjithë vendin për t’u përgatitur sa më mirë të jetë e mundur për virusin.
Qendra Kombëtare e Referimit të Gjenevës për Infeksione virale në zhvillim ka krijuar një grup pune për t’u marrë me koronavirusin.
Nga ana tjetër, qeveria zvicerane po heton gjithashtu nëse një rezervë të maskave kirurgjike të blera më 2009 për pandeminë e gripit 2010-2011 ende mund të përdoren.
Autoritetet kanë thënë që një pjesë e motivimit për krijimin e linjës telefonike është dekurajimi i panikut në komunitet.
Deri më tani, vetëm njerëzit që kanë udhëtuar në Kinë kanë rrezikun e virusit. Njerëzit e shëndetshëm dhe të rinjtë kanë më pak të ngjarë të infektohen nga virusi, në raport me njerëz të moshuar dhe të sëmurë kronikë, me rrezik më të madh. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











