Lajme

Zvicra do të hapë një ambasadë në Myanmar

Nga njëra anë, Zvicra dëshiron t’i përgjigjet potencialit të madh ekonomik dhe turistik që përfaqëson ky vend.

Nga ana tjetër, ky vendim merr parasysh hapjen demokratike dhe ndryshimet politike që u prodhuan pas një gjysmë shekulli të sundimit autoritar mbi shtetin e lartpërmendur.

Për të mbështetur tranzicionin drejt demokracisë, bashkëpunimi në sektorin e zhvillimit të shtetit Myanmar do të forcohet, bën të ditur portali wwww.ch.ch .