Kosova

Zvicra mbështet edhe më tej Qeverinë e Kosovës për të drejtat e komuniteteve rom dhe ashkali

Kosova ka hartuar një projekt “Strategjia për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkali në Republikën e Kosovës për vitin 2022-2026”.

Zvicra do ta mbështesë edhe më tej Qeverinë e Kosovës drejt zbatimit efektiv të strategjisë.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, në prezantimin e sotëm ka sugjeruar që Kosova përveç zbatimit të strategjisë, të përmirësojë edhe sistemin e mbrojtjes sociale. /Albinfo.ch