Shqipëria
Cassis takon krerët e shtetit shqiptar dhe mbikëqyr ndërtimet zvicerane pas tërmetit në Shqipëri
"Marrëdhënia jonë bazohet në miqësi dhe solidaritet. Rroftë partneriteti ynë!", u shpreh Cassis në takimine tij me presidentin shqiptar, Ilir Meta
Kreu i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë ku u prit nga krerët më të lartë të shtetit, presidenti ilir Meta, kryeministri Edi Rama e ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.
Bisedimet u përqëndruan në angazhimin e Zvicrës në Shqipëri, kryesimin e OSBE-së nga Shqipëria dhe kandidaturën e të dy vendeve për Këshillin e Sigurimit të KB.
Në takim me presidentin Ilir Meta, këshilltari federal u shpreh i lumtur që Zvicra e Shqipëria festojnë 50 vjetorin e marrëdhënie diplomatike.
“Marrëdhënia jonë bazohet në miqësi dhe solidaritet. Rroftë partneriteti ynë!”, u shpreh Cassis.
Derisa pas takimit me kryeministrin Edi Rama, këshillëtari federal Ignazio Cassis bëri të ditur të kenë diskutuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor.
“Diskutim i shkëlqyeshëm me homologun tim dhe Kryeministrin Edi Rama. Shpresojmë në kinferencën ministrore virtuale të OSBE-së që mbahet brenda dy javësh”, shkroi përfaqësuesi zviceran.
Takimi me Ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ofroi mundësinë për të shkëmbyer mendime mbi çështjet bilaterale dhe situatën politike në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Kreu i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (FDFA) vizitoi gjithashtu një projekt SDC për të rinovuar shtëpitë e shkatërruara.
“Vizitë në një shtëpi të rindërtuar të shkatërruar nga tërmeti 2019 me Arben Ahmetaj Ministrin e Rindërtimit. Shqipëria është një vend me përparësi për ‘SwissDevCoop’, bashkëpunimi ka ndihmuar njerëzit në për të rindërtuar jetën e tyre”, theksoi Cassis.
Zvicra dhe Shqipëria kanë mbajtur marrëdhënie diplomatike dhe shkëmbime të ngushta dypalëshe për gjysmë shekulli. Në vitin 1970 të dy vendet vendosën zyrtarisht marrëdhënie diplomatike dhe në 1992 Zvicra hapi ambasadën e saj të parë në Tiranë.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë
















