Lajme
Zvicra dëshiron të organizojë Lojërat Olimpike Dimërore 2030
Zvicra dëshiron të paraqesë një kandidaturë në IOC për Lojërat Olimpike Dimërore 2030.
Komiteti ekzekutiv i organizatës ombrellë sportive zvicerane është forcuar në idenë e tij nga rezultatet e një studimi fizibiliteti. Kandidatura duhet të miratohet zyrtarisht nga Parlamenti Sportiv më 24 nëntor në Ittigen.
Sipas studimit të fizibilitetit, Zvicra ka potencialin, njohuritë dhe mbështetjen e popullatës për të organizuar Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore nga viti 2030, sipas një koncepti të ri. Ngjarja do të përhapet në disa site tashmë ekzistuese në katër rajonet gjuhësore dhe do të mbulohet kryesisht nga fondet private, shkruan RTS.
Sa u përket kantoneve frëngjishtfolëse, Lozana (patinazh artistik, ndoshta me pistë të shkurtër), Fribourg (hokej mbi akull), Crans-Montana (ski alpine) dhe Vallée de Conches (ski ndër-vend) janë përzgjedhur për të pritur këto lojëra. Morginat do të ishin skena e ngjarjeve të alpinizmit të skive, nëse këto do të mbaheshin në program deri atëherë. Kryeqyteti olimpik, Lozana, do të presë gjithashtu ceremoninë e hapjes, me ceremoninë e mbylljes së planifikuar në Bernë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










