Shqipëria
Zvicra dërgon në Shqipëri 15 ekspertë të shpëtimit nga tërmetet
Rreth 15 specialistë zviceranë të cilët do të mbështesin forcat shqiptare të shpëtimit në drejtim të kërkimshpëtimit të personave të ngelur në rrënoja
Siç ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme (EDA) Zvicra gjegjësisht DEZA (Drejtoria Zvicerane për Ndihmë dhe Bashkëpunim) ka dërguar një ekip të HSK (Trupave Zvicerane për Ndihma Humanitare) në zonën e goditur nga tërmeti në Shqipëri.
Duke bërë këtë veprim, Zvicra i është përgjigjur kërkesës zyrtare për ndihmë që ka bërë Qeevria e Shqipërisë, thuhet në një komunikatë të EDA-s, shkruan albinfo.ch
Rreth 15 specialistë zviceranë të cilët do të mbështesin forcat shqiptare të shpëtimit në drejtim të kërkimshpëtimit të personave të ngelur në rrënoja, thuhet në komunikatën e EDA-s. Veç kësaj, ekspertët zviceranë pritet të kontrollojnë statikën e ndërtesave të prekura nga tërmeti dhe do të bëjnë sqarimet e nevojshme mbi gjendjen humanitare dhe për marrjen e masave konkrete emergjente në këtë drejtim
Ekipi gjithashtu do të përgatisë ndihmë të mëtejshme dhe do të fillojë masa konkrete emergjente.
Më herët gjatë ditës së sotme organizata zvicerane Redog ka nisur për në Shqipëri një skuadër me qenë të ushtruar për shpëtim njerëzish në raste fatkeqësish të ngjashme
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












