Lajme
Zvicra, bursa për studentët e dalluar shqiptarë
Këto bursa studimi, sipas Ministrisë së Arsimit, ofrohen në fushat e kërkimit shkencor dhe programeve të studimeve në nivelin Master
Konfederata e Zvicrës ofron bursa studimi për vitin akademik 2012-2013 për studentët shqiptarë që kanë përfunduar studimet universitare me rezultate të shkëlqyera.
Këto bursa studimi, sipas Ministrisë së Arsimit, ofrohen në fushat e kërkimit shkencor dhe programeve të studimeve në nivelin Master, njofton balkanweb dhe ATSH.
Studimi mundësohet në të gjitha fushat, përveç studimeve në degën e Arteve të Bukura dhe në Muzikë. Periudha e mbulimit të bursës nis në fillim të vitit akademik, nga muaji shtator deri në qershor dhe programet e studimit parashikohen vetëm me kohë të plotë. Aplikantët duhet të jenë nën moshën 35 vjeçare dhe duhet të jenë të pajisur me diplomë për studimet bachelor apo master.
Përveç kësaj, aplikanti duhet të marrë pjesë në një program plotësues ose të arrijë kreditet ECTS, që të përmbushë kërkesat e pranimit në universitet. Mësimdhënia në universitetet zvicerane ofrohet në gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht, kjo në varësi të universitetit ku aplikanti dëshiron të studiojë. Në degët inxhinierike dhe të shkencave natyrore, mësimdhënia kryhet vetëm në gjuhën angleze.
Afati i aplikimit është deri më 15 Janar 2012. Aplikimet për bursë studimi duhet të paraqiten në 3 (tri) kopje brenda afatit në Ambasadën Zvicerane në Tiranë. Aplikimi on-line nuk është i pranueshëm. Ai duhet të bëhet në Ambasadën e Zvicrës, ku të interesuarit pajisjen me paketën e aplikimit, pas kontaktit me personat përgjegjës. Paraqitja e kërkesës së studimit bëhet vetëm në një universitet zviceran.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











