Shkurt.ch
Zvicra bëhet me Parlament Rinor
Për ngritjen e parlamentit rinor do të themelohet njëherë një grup pune, në të cilin do të bëjnë pjesë parlamentarë rinorë dhe pjesëtarë të Forumit të Sesionit Rinor
Përveç një sesioni të forumit rinor që ekziston prej kohësh, tash Zvicra do të ketë edhe një parlament rinor. Për një gjë të tillë kanë vendosur 150 pjesëmarrës të takimit vjetor të organizatës çati të parlamenteve rinore të Zvicrës (DSJ). Themelimi i Parlamentit Rinor në nivel vendi do të sigurojë për afat më të gjatë promovimin e pjesëmarrjes së gjeneratës së re në politikë, shkruan nzz.ch.
Siç thuhet në një komunikatë të lëshuar të shtunën, në të ardhmen do të ketë edhe një mundësi participimi politik të të rinjve në mes moshës 14 dhe 25 vjeçare, transmeton albinfo.ch
Deputeti i FDP-së nga Lucerni në Dhomën e Kantoneve, Damian Müller në fjalën e tij të hapjes ka theksuar se ka shumë rëndësi që të rinjtë të fillojnë që herët të merren me politikë. “Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurojmë që sistemi politik milicor (ose gjysmëprofesional, karakteristik për Zvicrën) të vazhdojë të zhvillohet edhe më tutje.
Për ngritjen e parlamentit rinor në mënyrë konkrete, do të themelohet njëherë një grup pune, në të cilin do të bëjnë pjesë parlamentarë rinorë dhe pjesëtarë të Forumit të Sesionit Rinor.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










