Lajme
Zvicra, 500 milionë në Fondin e Kohezionit për Kroacinë
Në dritën e votimit të Iniciativës kundër Migracionit Masiv, të bërë më 9 shkurt, pjesëmarrja e Zvicrës në këtë kontribut ishte vënë në pikëpyetje
„Kontributi i kohezionit“ kështu quhet fondi të cilin e shtetet e “vjetra” të Bashkimit Evropian bashkë me Zvicrën, e mbushin për të ndihmuar shtetet që posa kanë hyrë në BE. Ashtu sikurse edhe për shtetet tjera të lindje që së voni janë bërë pjesë e BE-së, Zvicra duhej të paguante “kontributin e kohezionit” edhe për Kroacinë, si shteti më i ri, anëtar i BE-së.
Por, në dritën e votimit të Iniciativës kundër Migracionit Masiv, të bërë më 9 shkurt, pjesëmarrja e Zvicrës në këtë kontribut ishte vënë në pikëpyetje.
Megjithatë, fillimisht Dhoma e Kantoneve dhe tash se fundi edhe komisioni për politikë të jashtme i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës i kanë thënë po kësaj pjesëmarrjeje.
Komisioni i përmendur, i mbledhur të mërkurën, me 16 vota pro, me 4 kundër dhe 2 abstenime i ka rekomanduar Dhomës Nacionale që ta miratojë kredinë përkatëse.
Deri më tash, Zvicra në Fondin e kohezionit, për 12 shtete të reja të BE-së ka dhënë 1. 25 miliard franga. Me Kroacinë, kjo shumë rritet në 1. 3 miliard.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













