Kultura
Zvicra, 1.12 miliard për kulturën
Pjesën më të madhe, 253. 9 milionë franga e merr filmi ndërsa me 210.9 milionë franga, në vendin e dytë është fondacioni kulturor Pro Helvetia
1.12 miliard franga “i rëndë” është buxheti që Qeveria Federale ka ndarë për kulturën për periudhën 2016-2020. Në krahasim me periudhën paraprake bëhet fjalë për një rritje prej mesatarisht 3.4 për qind në vit.
Këtë buxhet e ka miratuar të martën Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës.
Pjesën më të madhe të këtij buxheti, 253. 9 milionë franga e merr prodhimtaria e filmit, ndërsa me 210.9 milionë franga, në vendin e dytë është fondacioni kulturor Pro Helvetia, njofton srf.ch. Muzeu Nacional i Zvicrës për periudhën e përmendur do të marrë nga qeveria 160.6 milionë franga, transmeton albinfo.ch. Për mbrojtjen e monumenteve dhe përkujdesjen për to, qeveria ka ndarë 132.6 milionë franga ndërsa shkollat zvicerane jashtë vendit do të subvencionohen me 110.1 milionë frang.
Në prezantimin që ministri Berset, në resorin e të cilit bie edhe kultura, ka bërë para deputetëve ka theksuar se kultura në Zvicër përbën një degë të rëndësishme ekonomike e cila merr pjesë me tre për qind në brutoproduktin vendor dhe punëson 260 mijë njerëz.
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










