Zhvillim
Zvicerani u sjell ujë Kosove “300 mijë shqiptarëve të Zvicrës”
E veçanta e këtij importi në Zvicër është komponenti humanitar. Nga çdo shishe e ujit cilësor që shitet këtu, ndahen 5 rapi (centë) për shtëpitë e fëmijëve SOS Kinderdorf në Kosovë
Të importosh ujë për pije nga Kosova në një vend me kaq shumë ujëra siç është Zvicra! A nuk është ky një guxim pak si shumë i madh ky? Jo, aspak, thotë importuesi, zvicerani Bernard Fanger, menaxher i një firme start-up. “Fundja 50 për qind të ujit që shitet në Zvicër vjen nga importi. Dhe, krejt çfarë kam bërë unë, kam hyrë në këtë 50%”, sqaron ai.
Nga kjo javë, në Zvicër mund të blihet edhe ujë mineral nga Alpet e Kosovës, me emrin “Spirit of Drini” (shpirti ose fryma e Drinit). Kështu shkruan e përditshmja e Zvicrës Blick am Abend e cila ka bërë edhe një intervistë me importuesin.
“Ujë nga vendlindja për 300 mijë kosovarët”, i ka vendosur titullin këtij artikulli gazeta e përmendur, duke e përdorur këtu shifrën e përfolur të të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Këtyre kosovarëve, Fanger dëshiron “t`ua sjellë një copë vendlindje” në Zvicër.
“Në Kosovë ekziston “Spirit of Drini” tashmë dy vjet dhe prodhuesi i tij ka punësuar 60 persona gjatë 26 muajve të fundit. “Madje edhe qeveria pi ujin tonë”, thotë me mburrje Fanger.
Tash për tash ka vetëm ujë mineral pa gaz por muajin tjetër do të vijë edhe ai i gazuar.
E veçanta e këtij uji që sillet në Zvicër është komponenti humanitar, përcjell albinfo.ch. Nga çdo shishe e ujit cilësor që shitet këtu, ndahen 5 rapi (centë) për shtëpitë e fëmijëve SOS Kinderdorf në Kosovë.
Për t`iu afruar më mirë klientelës shqiptare në Zvicër, Fanger është bërë sponsor i klubit FC Kosova të Cyrihut, që është skuadra deri tash më e suksesshme e futbollit ndër shqiptarët e Zvicrës.
Importuesi thotë se ky ujë nuk u dedikohet vetëm shqiptarëve, domethënë, ai si menaxhues, përveç lidhjes emocionale që kanë shqiptarët me ujin nga vendlindja e tyre, llogarit edhe në cilësinë e lartë të këtij uji. “Spirit of Kosova” tashmë është pranuar në labelin e ujërave kualitative “Fine Waters” , thotë ai.
http://de.spirit-of-drini.com/
E-Diaspora
-
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit Ish-reprezentuesi i Zvicrës rikthehet te klubi ku nisi karrierën, tashmë në një rol drejtues dhe strategjik.... -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C











