Sport

Zvicerani Stan Wawrinka fiton në US Open

Teniseri zviceran, Stan Wawrinka, fitoi finalen e Grand Slam US Open. Ai ishte më i mirë se numri i një në botë, Novak Djokovic, duke mposhtur 3-1 në sete.

Zvicerani humbi setin e parë, po përmbysi gjithçka, duke fituar më pas tre sete të njëpasnjëshme, për të triumfuar në fund, përcjell albinfo.ch.
Wawrinka bëhet kështu tenisti i tretë në histori që fiton tri grand sleme në tri finalet e para të luajtura.
Ndërsa për Djokovic kjo është finalja e 5-të e humbur në US Open, e nënta në një grand slem.