Lajme
Zvicerani që nuk ua shet veturën “jugosllavëve” dhe shqiptarëve
Pronari: makinën nuk ua shes “jugosllavëve” por vetëm zviceranëve. I interesuari: "Unë nuk jam jugosllav por shqiptar." Përgjigja: “Nuk e shes”
Një shqiptar 30 vjeçar nga Zvicra dëshironte ta blinte një makinë. Pasi që në një portal për shitblerje të veturave kishte gjetur një Jeep Grand Cherokee me çmim të volitshëm ai kishte hyrë në kontakt përmes whatsapp-it me shitësin. Chat-in në mes tyre me mesenxher e ka publikuar 20minuten.ch., duke e quajtur si rast të shprehjes raciste.
Në komunikim e sipër, pronari kishte shkruar se makinën nuk ua shiste “jugosllavëve” por vetëm zviceranëve, transmeton albinfo.ch. Duke u lidhur me këtë, blerësi potencial i kishte thënë: Ok, unë nuk jam jugosllav por shqiptar. Por përgjigja nga ana tjetër kishte qenë e prerë: “Nuk e shes”.
Siç tregon mikja e 30 vjeçarit, L.B., miku i saj shqiptar ishte prekur shumë nga kjo sjellje e shitësit. “Ai as që më njeh”, kishte qenë reagimi i tij i parë. Kjo kishte qenë hera e parë që ai kishte marrë një përgjigje të tillë ekstreme.
20Minuten e ka kontaktuar shitësin. Ai ka thënë për gazetën se problemi është në faktin se “merr vazdimisht oferta nga njerëz të cilët duan t`i eksportojnë veturat në Ballkan dhe prandaj bëjnë presion për uljen e çmimit”, përcjell albinfo.ch. Si shembull, disa “me një gjermanishte të dobët” kishin dashur të blinin nga ai një makinë për 100 franga edhe pse ai i kishte vënë një çmim më të lartë.
Sipas shitësit, emri “Jugo” në regjionin e tij në mes të shitësve të automjeteve është një shprehje e zakonshme kur bëhet fjalë për eksportuesit e makinave. “Kur dikush ka vozitur një veturë të re dhe pastaj dëshiron ta shesë, thuhet: jipja një “jugo”-je. Për këtë arsye ai thotë se në komunikim me shkrim me të interesuarin “nuk i jam referuar prejardhjes së tij”. Por ai mund ta marrë me mend se blerësit potencial kjo shprehje i është dukur e çuditshme.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë













