Lajme
Zvicerani do të bëhet deputet me votat e shqiptarëve dhe të huajve tjerë
Në një pllakat të shkruar në një gjuhë korrekte shqipe, me fotografinë e tij dhe të stolisur me flamuj kombëtarë shqiptarë dhe të shtetit të Kosovës, Fischer kërkon votën e shqiptarëve

Reto Fischer, një politikan pa parti nga Buchs-i i Aargaut është duke kandiduar për Parlamentin e Kantonit të tij, në zgjedhjet që mbahen në tetor. Dhe, për të shtuar gjasat për një vend në parlament, ai nuk heziton të kërkojë ndihmën e qytetarëve me prejardhje të huaj, shkruan albinfo.ch. Veç të tjerëve, ai përmes facebook-ut u është drejtuar me një thirrje për mbështetje edhe shqiptarëve.
Në një pllakat të shkruar në një gjuhë (deri diku) korrekte shqipe, me fotografinë e tij dhe të stolisur me flamuj kombëtarë shqiptarë dhe të shtetit të Kosovës, Fischer kërkon votën e shqiptarëve.
Ai, dorën në zemër, me një pllakat të ngjashëm u është drejtuar edhe qytetarëve me prejardhje nga vendet e ish Jugosllavisë, duke prezantuar flamurët e tyre përkatës së bashku…
Për ta merituar votën e qytetarëve me prejardhje të huaj, ai përkujton faktin se si politikan pa parti prej kohësh angazhohet për të drejtat dhe integrimin e të huajve.
Dhe, në këtë drejtim Reto Fischer, nuk është emër i panjohur për opinionin në Kantonin e tij, Aargau dhe më gjerë dhe për të kishte shkruar edhe albinfo.ch.
Ai në vitin 2017, pasi kishte fituar dy vende në asamblenë e komunës Buchs, i kishte ofruar njërin prej dy vendeve një të reje me prejardhje turke, e cila, pas shumë peripecive sapo kishte marrë pasaportën zvicerane.
Shansi që një person të fitojë dy vende në asamble është i rrallë por i mundshëm, shkruante albinfo.ch në vitin 2017. Kjo ka ndodhur te Fischer-i falë faktit se ai ka kandiduar “në krye” të një liste, të përbërë vetëm nga ai.
Sidoqoftë, shkresa me të cilën Fischer i drejtohet elektoratit me prejardhje shqiptare është si më poshtë:
Miq të dashur
Në kantonin Aargau në tetor do të ketë zgjedhje! Në këto zgjedhje unë jam kandidat i pavarur për Këshillin e Madh. Si i pa parti, unë do të garoj me listën time 10. Temat për të cilat jam i përkushtuar janë, kultura, integrimi, sporti dhe rinia. Unë do të angazhohem për njerëzit që jetojnë në kantonin Aargau, por që mjerisht nuk kanë të drejtë vote! Nëse Ti ke të drejtë e vote, atëherê i gezohem votës tënde, por edhe nëse ende nuk ke pasaportë Zvicrane, atëherë do t’më vinte mirë nëse rrethit tënd i tregon dhe i flet për kandidaturën time. Faleminderit shumë për mbështejen tuaj! Shihemi së shpejti
Reto Fischer Lista 10 !
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?