Lajme
Zvicerani plagos kosovarin, akuzohet për tentativë vrasjeje
Akuzat ndaj tij janë vrasje e mbetur në tentativë, sulm i rëndë në tentativë, sulm i thjeshtë, kanosje dhe mosbindje ndaj urdhrit zyrtar
Siç njofton Prokuroria Publike dhe Policia Kantonale e Ticinos, më 21 tetor 2024, pak pas orës 20:30, para një shtëpie në zonën e Lamones ka pasur një zënkë në mes të një shtetasi kosovar 36 vjeçar me banim në rajon dhe një 28-vjeçari zviceran, i cili jeton në zonën e Bellinzonës.
Sipas një rikonstruksioni fillestar dhe për arsye që pritet t`i sqarohen nga hetimet, 36-vjeçari ka pësuar lëndime pas disa goditjeve që kanë sjellë atë në gjendjen për transportuar në spital.
Kanë ndërhyrë zyrtarët e policisë kantonale dhe, në mbështetje të policisë nga Vedeggio edhe punëtorët e shpëtimit nga Croce Verde i Luganos, shkruan polizei.news.ch. Me të mbërritur patrulla, 28-vjeçari ishte larguar tashmë nga vendi i ngjarjes.
Më pas ai u dorëzua në mënyrë spontane pranë organeve hetimore dhe u arrestua, përcjell albinfo.ch. Akuzat ndaj tij janë vrasje e mbetur në tentativë, sulm i rëndë në tentativë, sulm i thjeshtë, kanosje dhe mosbindje ndaj urdhrit zyrtar.
Hetimet po koordinohen nga prokurori publik. Informacione të mëtejshme nuk janë publikuar për momentin.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja









