Lajme
Zviceranët thyejnë paragjykimet për shqiptarët
Nëpërmjet projektit “Muller Meets Krasniqi” (Mulleri takon Krasniqin) të rinjtë zviceranë dhe ata kosovarë i kanë thyer paragjykimet për njëri tjetrin
Përmes video-mesazheve që i kanë shkëmbyer për disa muaj ndërmjet veti, të rinjtë zviceranë dhe ata shqiptarë në projektin “Muller Meets Krasniqi” (Mulleri takon Krasniqin) i kanë thyer paragjykimet për njëri tjetrin. Me këtë projekt ata kanë pasur mundësinë të njihen në mes vete dhe kulturat e këtyre dy vendeve.
“Muller Meets Krasniqi” (Mulleri takon Krasniqin), është bërër me qëllim që të rinjtë shqiptarë që kanë lindur në të krijojnë miqësi me të rinjtë zviceran, disa nga të cilët, nuk kanë përshtypje dhe aq të mira për shqiptarët, duke bërë kështu që të krijojnë shumë paragjykime.
Për ta larguar kështu çdo steriotip, disa të rinj të Zvicrës dhe Kosovës u munduan që përmes artit të përçojnë mesazhin se të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe nuk është mirë të ketë paragjykime. Pas këtyre muajve, të rinjtë zviceranë kanë vendosur të vijnë për vizitë në Kosovë në mënyrë që të njoftohen për së afërmi me shokët që i kanë krijuar përmes video-mesazheve.
Ky film dokumentar i realizuar përgjatë këtyre muajve, u shfaq në objektin e American School of Kosova, që u shoqërua edhe me një shfaqje të përbashkët teatrale nga këta të rinj, e që u bë e mundur falë mbështetjes së të rinjve të këtyre dy shteteve nga Teatrit “Maxim” të Cyrihut.
Drejtoresha e këtij teatri, Claudia Flutsch, tregon arsyen pse ata e kanë zgjedhur pikërisht Kosovën për ta njohur më mirë si vend.
“Para një viti e gjysmë dy nga kontribueset në këtë projekt, kanë ardhur tek unë dhe kanë trokitur në derë duke më kërkuar të realizoj një projekt të ri “Muller takon Krasniqin”, në Kosovë dhe unë jam e lumtur që Maxim Theater ka mundur t’iu ndihmojë atyre. Arsyeja pse ne kemi zgjedhur Kosovën është sepse ne kemi shumë njerëz nga Kosova në Zvicër, por ne nuk kemi kontakte reale me ta”, tha Flutsch.
Lideri i këtij projekti në Kosovë, Gent Zeqiri tha se qëllimi i projektit të tyre ka qenë që të shkëmbehen idetë dhe të thehen barrierat në mes kulturave të këtyre dy vendeve, raporton kosovapress.
“Ky projekt është iniciativë e ‘Maxim Theater’ nga Cyrihu, do të thotë është një shkëmbim i videomesazheve në mes fëmijë ve të Kosovës dhe fëmijëve të Cyrihut. Bëhet fjalë për një shfaqje teatrale dhe një film dokumentar që e kemi realizuar gjatë këtyre gjashtë muajve. Do të thotë qëllimi i këtij projekti ka qenë që të shkëmbehen idetë dhe të thehen barrierat e steriotipeve dhe diferncave në mes të kulturave që i kemi të ndryshme në mes të Kosovës dhe Zvicrës”, tha Zeqiri.
E njëra nga këta të rinj zviceranë, Leiya Sievi, e cila ishte edhe njëra nga dy iniciatorët kryesore që ky projekt të jetësohej, shprehi kënaqësinë e saj që është këtu, duke thënë se nuk e kishte menduar asnjëherë që ky projekt do të bëhej kaq i madh.
Ajo tha se deri më tani, duke i njohur shqiptarët e Kosovës që jetojnë në Zvicër, nuk është që ka pasur edhe përshtypje të mirë për ta, mirëpo pas realizimit të këtij projekti, ajo ka ndryshuar mendje tërësisht.
“Mendoj që është shumë i rëndësishëm ky projekt, sepse nganjëherë kultura juaj nuk prezantohet edhe siç duhet. Në fakt kam disa shokë që janë nga Kosova, por mendoj që ju ndonjëherë e prezantoni shtetin tuaj në mënyrë të gabuar. Është e vërtet që ne kemi disa steriotipe dhe paragjykime në Cyrih, por mendoj që është shumë e rëndësishme të shohësh se si këta njerëzit janë në shtetin e tyre, në Kosovë. Dhe në të vërtet mund të shohësh së ata janë të ngjashëm me ne dhe e kam kuptuar se nuk jemi aq të ndryshëm”, tha ajo.
E këta të rinj nga Kosovë janë nxënës të American School of Kosova, pasi që ‘Maxim Theater’ ishte orientuar në një shkollë e cila si lëndë ka edhe filmin dhe dramën, për shkak se të rinjtë që duhej të merrnin pjesë në këtë dokumentar ishte e nevojshme që të kishin pak përvojë për këtë gjë.
Kështu, nxënësja e kësaj shkolle Dea Balaj, e cila bënte pjesë në filmin dokumentar, por edhe në skenën teatrale, tha se përmes këtij projekti ata kanë arritur të gërshetojnë kulturat mes tyre dhe të tregojnë se ata janë të barabartë.
Temat për të cilat është folur gjatë këtij dokumentari janë: familja, Prishtina dhe aktivitetet qe të rinjtë i bëjnë në Prishtinë. Ndërsa, gjatë muajit tjetër këta të rinj tanë do të vizitojnë Zvicrën duke shkëmbyer të njëjta gjëra që i kanë bërë edhe këtu dhe duke u njoftuar për së afërmi edhe me shtetin e Zvicrës.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









