© 2016 ALBINFO
CH-Ballkani
Zviceranët, të interesuar për të investuar në Maqedoni
Prej promotorit për investime nga Zvicra në Maqedoni dhe tani gati 7 muaj në postin e ministrit për Investime në Maqedoni, Arlind Zeqiri, thotë se e njeh mirë potencialin zviceran.
Ai për albinfo.ch ka bërë një retrospektivë nga forumi paraprak që ishte mbajtur para dy vjetëve në Cyrih në të njëjtin format.
Për Zeqirin, kompanitë zvicerane që merren me eksport të prodhimit po përballen ende me frangun e fortë.
«Për ne kjo është një mundësi e mirë që te jemi kompetetivë karshi vendeve të tjera të rajon. Prej mandatit tim 3-vjeçar dhe forumit paraparak dhe nga ky sonte shohim se ka shumë interesim nga prania e madhe e firmave zvicerane që vijnë të shohin potencialin në Maqedoni», tha ministri për Investime, Arlind Zeqiri.
Risi e forumit të së enjtës në Cyrih ishte prezantimi i Start-up Fund nga SECO zviceran.
«Prezantimi i plaformës së SECO-s nga Adrea Ragaz është shumë me rëndësi për investitorët që do të përfitojnë nga situata WinWin, sidomos qytetarët e Maqedonisë që jetojnë në Zvicër mund të shfrytëzojnë këtë mundësi të vijnë me projekte të reja. Nëse merren parasysh subvencionet që jepen nga shteti i Maqedonisë dhe nëse aplikojnë me projekte në fondin e SECO-s, atëherë do ta kenë shumë më lehtë të bëjnë biznes dhe kanë rrezik të ulët të dështimit”.
Ministri për Investime ka folur edhe për investitorët konkretë në Maqedoni.
“Në këto momente kur po flasim në Tetovë është përuruar fabrika e gjigantit amerikan “Lear Corporation”. Investimi total i tyre kap shumën 14 milionë euro, ndërsa pritet të punësohen rreth 3 mijë punëtorë. Kjo na jep shpresë se ne po bëjmë punën e duhur dhe është një argument plus për kompanitë e huaja që kanë shprehur interesim për të investuar në Maqedoni”, tha Zeqiri.
Kjo tregon, sipas ministrit shqiptar, se investimet e huaja kanë filluar të zhvendosen edhe në pjesën perëndimore të Maqedonisë, ku janë përqendruar më shumë shqiptarët.
“Edhe Rontisi zviceran ka shprehur interesim për dyfishimin e kapacitetit të prodhimit në Maqedoni. Kjo është një mundësi e mirë për të kërkuar një lokacion tjetër që mund të jenë qytetet perëndimore të Maqedonisë. Tashmë jemi në bisedime, duke mos ndërhyrë në vendimin e kompanisë, por ne do t’i ofrojmë mundësitë më të mira për të zgjeruar biznesin e tyre në Maqedoni”, ka thënë në këtë intervistë për albinfo.ch ministri për Investime në Maqedoni, Arlind Zeqiri, në kuadër të Forumit ekonomik të Cyrihut.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












