Shkurt.ch
Zviceranët, nënkampionë bote të djathit!
16 djathërat më të mirë të të gjitha kategorive janë kualifikuar për finale. Në mesin e tyre pesë djathëra ishin të Zvicrës
Përpunuesit zviceranë të djathit kanë fituar më së shumti vende të larta në kampionatin Botëror të Djathit, të mbajtur këto ditë në Madison SHBA. Nënkampion botëror për vitin 2012 është shpallur Adrian Mayer nga punëtoria e djathit Grundbach në Wattenwill të Bernës.
Vendin e tretë në plasmanin e përgjithshëm e ka zënë Karl Germann nga djathorja Othmarsegg SG me djathin e tij të specialitetit Appenzeller Switzerland, ka njoftuar të enjten shoqata e specialistëve zviceranë të djathit.
Titullin e kampionit e ka fituar një ekip përpunuesish të djathit nga Holanda, shkruan Aargauer Zeitung.
Vlerësimin e 2503 produkteve në 82 kategori në këtë kampionat e ka bërë një juri specialistësh. 16 djathërat më të mirë të të gjitha kategorive janë kualifikuar për finale. Në mesin e tyre pesë djathëra ishin të Zvicrës.
Në dy kampionatet e kaluara, zviceranët në vlerësimin e përgjithshëm kishin zënë vendin e parë. Ndarja e çmimeve të kampionatit të këtij viti bëhet më 12 prill në Madison.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










