Jeta në Zvicër
Zviceranët, në vendin e katërt në botë për jetëgjatësi
Sipas Raportit të Lumturisë në Botë për vitin 2017, Japonia, Spanja, Singapori, Zvicra dhe Koreja e Jugut janë vendet në të cilat njerëzit jetojnë më së gjati
Hulumtuesit vazhdimisht kanë kërkuar për të gjetur formulën legjendare të rinisë. Por, përderisa kjo nuk është gjetur akoma, disa vende të botës kanë “dalë” si qendrat ku njerëzit jetojnë më gjatë se mesatarja, dhe të gjitha këto kanë burime sekrete të jetëgjatësisë.
Sipas Raportit të Lumturisë në Botë për vitin 2017, Japonia, Spanja, Singapori, Zvicra dhe Koreja e Jugut janë vendet në të cilat njerëzit jetojnë më së gjati.
Japonia
Në Japoni, njerëzit jetojnë mesatarisht 83 vjet. Okinawa, shpeshherë e quajtur “toka e të pavdekshmëve” ka qenë qendër e hulumtimeve botërore qe një kohë të gjatë, pasi aty ishujt janë më të vjetër se 400 shekuj. Ndikim të madh në jetëgjatësi ka dieta lokale.
Spanja
Dieta mediterane, e pasur me vaj ulliri, perime dhe verëra ka kontribuar që njerëzit në Zvicër të jetojnë gjatë, mesatarisht 82.8 vjet.
Singapori
Banorët e Singaporit jetojnë më gjatë se të gjithë njerëzit tjerë. Ata mesatarisht jetojnë deri në 83.1 vjet. Vendi ka ndër normat më të ulëta të vdekjeve të nënave dhe foshnjave në botë.
Zvicra
Meshkujt në Zvicër jetojnë rreth 81 vjet. Si një nga shtetet më të pasura të Evropës, qasja në shëndetësi me kualitet të lartë, siguria e fuqishme personale dhe sensi i mirëqenies kontribuon në jetëgjatësi. Disa studime kanë thënë se konsumi i lartë i djathit është faktor ndikues në jetëgjatësi. BBC në shkrimin e saj ka përmendur Alpet, mundësitë e shumta për shëtitje dhe shkollimin privat, si ndër aspektet tjera të rëndësishme.
Koreja e Jugut
Koreja e Jugut është vendi i parë që ka jetëgjatësi mesatare prej 90 vjetësh, sipas hulumtimit, me faktorët kyç në fuqizimin ekonomik dhe presion më të ulët të gjakut në krahasim me shtetet perëndimore. Në këtë vend njerëzit konsumojnë ushqime që ulin kolesterolin, rrisin imunitetin dhe mbajnë larg kancerin.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










