Tematike
Zviceranët me origjinë të huaj, të diskriminuar në tregun e punës
Zviceranët me origjinë kosovare duhet të dërgojnë 40% më shumë aplikime për punë për të siguruar një intervistë pune
Zviceranët me origjinë të huaj duhet të aplikojnë në 30% më shumë vende për të siguruar një intervistë pune, sipas një studimi të Universitetit të Neuchâtel. Disa komunitete janë më të prekura, veçanërisht personat me emra të origjinës ballkanike, transmeton albinfo.ch.
“Ky studim ka pasur për qëllim të qartësojë situatën e përfshirjes së fëmijëve të migrantëve që janë rritur këtu, të cilët kanë kualifikimet e njëjta dhe të cilët njohin gjuhën për të ditur nëse, në tregun e punës, mund të paraqesin kualifikimet e tyre në mënyrë të njëjtë si zviceranët me prindër zviceranë”, tregon Rosita Fibbi, sociologe në Forumin zviceran për studim të migrimeve (SFM) të Universitetit të Neuchâtel dhe autore e këtij studimi.
Për ta bërë këtë, një ekip i hulumtuesve u është përgjigjur disa ofertave pune në internet dhe ka dërguar çdo herë nga dy kandidatura identike: njëra e një zvicerani me mbiemër tipik zvcieran dhe tjetrën e një zvicerani me mbiemër të huaj.
Dallimi i vetëm në mes të dy aplikimeve nuk është shtetësia, por origjina. Fakti që kemi një shtetësi të dytë, për shembull, thekson Rosita Fibbi, përcjell albinfo.ch. Ekipi i hulumtimit ka shikuar pastaj nëse kandidatët janë thirrur për intervistë. Konstatimi ishte i padiskutueshëm: zviceranët me origjinë të huaj duhet të dërgojnë mesatarisht 30% më shumë aplikime për punë për të siguruar një intervistë pune, në krahasim me kandidatët e tjerë.
“Janë të diskriminuar”
Hulumtuesit kanë testuar CV me kandidatë fiktivë me origjina të ndryshme etnike, si Kosova, Kameruni ose Maroku. Studimi konstaton dallime në mes të këtyre origjinave. “Dy grupe janë veçanërisht të prekura nga diskriminimet, zviceranët me origjinë kosovare, të cilët duhet të dërgojnë 40% më shumë aplikime për punë për të siguruar një intervistë pune dhe zviceranët me origjinë nga Kameruni, të cilët duhet të dërgojnë 30% më shumë aplikime”, shpjegon Rosita Fibbi.
Për hulumtuesen, këto rezultate vendosin në pikëpyetje idenë, sipas së cilës duhet qenë i integruar për të pasur mundësi: “Shpeshherë, vështirësitë e migrantëve dhe të fëmijëve të tyre të qasjes në punë shpjegohen me pamjaftueshmëri të nivelit gjuhësor ose shkollor. Por çfarë tregon studimi ynë është që, megjithëse kontrata është përmbushur, ata janë të diskriminuar. Nuk varet nga ta, por nga mënyra se si shoqëria i sheh ata dhe kjo e fundit ende nuk mund t’i vendosë ata në një pozitë të barabartë”.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë "Trupat e pajetë të shtetasve tanë, Asllan Musliu, Istref Zekaj dhe Pajtim Bajrami, janë nisur sot... -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët













