Shkurt.ch
Zviceranët kanë shpenzuar 3 miliardë franga për loto
Nga kjo shumë 1.98 miliardë franga janë paguar në formë fitimesh, 630 milionë franga kanë shkuar në fondet kantonale të lotarive dhe ato sportive
Njerëzit në Zvicër po përfshihen gjithnjë më shumë në ethet e fitimit përmes lojërave të fatit. Kështu, zviceranët gjatë vitit të kaluar kanë shpenzuar afër 3 miliardë franga për llotari dhe lojëra tjerat sportive të fatit. Kjo shifër është për 230 milionë franga më shumë se një vit më parë, shkruan srf.ch.
Zyra Federale e Drejtësisë këtë ngritje ia atribuon para së gjithash jackpotit rekord prej 70 milionë frangash që në fund të vitit 2016 ishte arritur në “Swiss Lotto”.
Afër gjysma e gjithë shumës së parave të shpenzuara për lojëra shpërblyese ka shkuar për “Swiss Lotto” dhe “Euro Millions”, transmeton albinfo.ch.
Ndërkaq, nga kjo shumë 1.98 miliardë franga janë paguar në formë fitimesh, 630 milionë franga kanë shkuar në fondet kantonale të lotarive dhe ato sportive si dhe në fondet e federatave sportive.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










