Shkurt.ch
Zviceranët jashtë vendit, sa banorët e kantonit Vaud
Nga gjithsej 732 mijë sish, më së shumti zviceranë ka në vendet evropiane gjithsej 452965. Shumica dërmuese e tyre 98.71% janë në vendet e BE-së
Zviceranët me qëndrim jashtë vendit, ose “zviceranet e jashtëm” (Auslandschweizer) siç quhen ndryshe, kanë mbërritur numrin prej 732.183 personash, duke u bërë kështu të barabartë me banorët e kantonit Vaud. Siç dihet, kantoni i përmendur është i treti për nga numri i banorëve në Zvicër, pas atij të Cyrihut dhe të Bernës.
Numri i përmendur më lartë përfshin të gjithë ata persona që kanë shtetësi zvicerane, janë të regjistruar në ndonjërën nga përfaqësitë e Zvicrës në botë. “Zvicra e pestë” siç quhet ndryshe diaspora e Zvicrës figurin me këto shifra në një statistikë vjetore të publikuar të enjten nga Departamenti i punëve të jashtme i Zvicrës.
Sipas statistikës në fjalë, numri i “zviceranëve të jashtëm” brenda vitit 2013 është rritur për 2.3 për qind, që është mbi mesataren e pesë viteve të fundit. Më së shumti zviceranë ka në vendet evropiane gjithsej 452965. Shumica dërmuese e tyre 98.71% janë në vendet e BE-së. Ndërsa 77% e këtij numri jetojnë në katër shtetet fqinje me Zvicrën: Në Francë 191362, në Gjermani 82626, në Itali 50716 dhe në Austri 15208.
Komuniteti më i madh zviceran jashtë Evropës jeton në SHBA dhe përbëhet nga 777520 persona ose 1.58 më shumë se në vitin 2012. Me radhë vjen komuniteti i Zvicrës me qëndrim në Kanada(39253) në Australi 24007 dhe në Izrael 16913. Në këtë të fundit ka pasur rritje mbimesatare gjatë vitit që shkoi, gjegjësisht +5.9%.
Ndonëse me numrin e gjithëmbarshëm Zvicra e pestë ka madhësinë e kantonit të tretë në Zvicër, forca e saj votuese krahasohet me atë të një kantoni mesatar, si Tesina, Thurgau ose Valisi, thuhet në komunikatën e Departamentit të jashtëm. 155523 prej tyre ose 27.26% janë të regjistruar në regjistrin e votimeve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










