CH-Ballkani
Zviceranët hanë më së shumti çokollata në botë
Sipas të dhënave të “Statisca.com”, konsumatori më i madh në botë i çokollatës është Zvicra, me gati 9 kg për banor në vit
A e dini sa çokollatë konsumohet në Shqipëri në një vit dhe nga vjen ajo? Të dhënat e Doganave tregojnë se importet e çokollatave dhe produkteve të saj në vitin 2017 arritën në rreth 3.2 milionë kg, apo rreth 13 milionë dollarë.
Pas një rritjeje të ndjeshme në periudhën 2014-2016, duke arritur në një nivel rekord, importet e çokollatave ranë sërish në vitin 2017, me 27% me bazë vjetore.
Një pjesë të konsiderueshme të importeve të çokollatave e produkteve të saj e zë edhe çokokremi, që rezulton mjaft i konsumuar në Shqipëri edhe pse nuk rekomandohet për shkak të përdorimit të vajit të palmës.
Importi zë peshën kryesore, ndërsa prodhimi vendas i çokollatës mbetet informal, i fragmentarizuar (mungojnë fabrikat e mëdha) dhe praktikisht është i pamatshëm.
Duke u nisur nga të dhënat e importit dhe popullsisë, nga përllogaritjet e “Monitor” rezulton se konsumi për banor i çokollatës ishte rreth 1.1 kg në vit në 2017-n, në rënie të ndjeshme nga 1.5% që ishte konsumi për banor në vitin 2016, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të “Statisca.com”, konsumatori më i madh në botë i çokollatës është Zvicra, me gati 9 kg për banor në vit.
Zvicra është e njohur për çokollatën e saj të jashtëzakonshme. Në dyqanet e aeroporteve çokollatat zvicerane janë gjithnjë në rafte dhe nuk është surprizë që zviceranët e konsumojnë për frymë këtë produkt më shumë se çdo shtet tjetër në botë.
Gjermanët janë gjithashtu të varur pas çokollatës me një konsum për frymë që arrin në 8.4 kg. Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konsumi mbetet relativisht i lartë, në 5.5 kg për banor.
Shtetet që e përdorin më pak çokollatën janë ato aziatike, teksa në Kinë, konsumi për frymë për vitin 2015 ishte vetëm 200 gramë.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë















