Shkurt.ch
Zviceranët hanë më pak çokollata
Derisa konsumi i çokollatës së famshme zvicerane në nivel global është në rritje, në tregun vendës ka rënë dukshëm shitja në krahasim me vitet e mëparshme. Po ashtu rënie raportohet edhe në eksportin kryesor të tregut në Gjermani dhe Britani të Madhe.
Në industrinë zvicerane të çokollatës thonë se rënia është kompensuar nga rritja e kërkesës në rajone të tjera. Pjesa e tregut të huaj më 2014 është rritur për 62.8 për qind në krahasim me 2013-ën, kur ishte 61,2 për qind.
Shitjet në tregun e brendshëm, sipas të dhënave në industrinë e çokollatës, kanë shënuar rënie më 2014, prej 1.4 për qind.
Industria e çokollatës zvicerane, e cila ka 18 fabrika, më 2014 regjistroi rritjen e të ardhurave prej 2.7 për qind, në 1.72 miliardë franga, pavarësisht rënies në shitjet e brendshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













