Lajme
Zviceranët e vaksinuar lejohen të “bëjnë pazar” në Gjermani
Mbrojtja e siguruar nga vaksinimi njihet nëse kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi i fundit i detyrueshëm
Që nga e hëna, në landin gjerman Baden-Württemberg kanë hyrë në fuqi rregulla të zbutura të hyrjes së të huajve në vend. Si rezultat, zviceranët që janë vaksinuar plotësisht tani mund të blejnë përsëri matanë kufirit, në Gjermani.
Siç shkruan gazeta “Südkurier”, “njerëzit e vaksinuar plotësisht dhe ata që kanë kaluar sëmundjen midis 21 ditësh dhe tre muajsh më parë mund të hyjnë në Baden-Württemberg dhe të lëvizin lirshëm, pa qenë e nevojshme të hyjnë në karantinë, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, sa i përket rastit të fundit (për ata që kanë kaluar sëmundjen), është i nevojshëm një test PCR.
Përveç kësaj, hyrja e thjeshtuar lejohet vetëm për njerëzit pa simptoma. Personat e vaksinuar, të cilët kanë pasur kontakt me një person të infektuar, nuk kanë nevojë të izolohen më.
Mbrojtja e siguruar nga vaksinimi njihet nëse kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi i fundit i detyrueshëm.
Megjithatë, përjashtimi nga karantina nuk vlen për ata që vijnë nga zonat e variantit të ri të virusit.
Kjo vlen edhe për drejtimin tjetër, nga Gjermania në Zvicër: Personat e vaksinuar plotësisht ose ata që kanë marrë një dozë dhe kanë kaluar Covid-19 në të kaluarën, lejohen të hyjnë pa karantinë, përcjell albinfo.ch. Por kjo nuk vlen për njerëzit nga zona me rrezik të lartë, si Saksonia ose Thüringeni.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












