Lajme
Zviceranët e gjermanët rrisin shpresat për vaksinën e hundës kundër koronavirusit
Ideja është të futet imunitet në pikën ku virusi sulmon - mukozën e hundës.
Virologët zviceranë dhe gjermanë rrisin shpresat për vaksinën e hundës kundër koronavirusit. Ideja është të futet imunitet në pikën ku virusi sulmon – mukozën e hundës.
Virologët zviceranë dhe gjermanë që punojnë për një vaksinë hundore për Covid-19, thonë se një teknikë e tillë mund të jetë shumë më efektive kundër virusit, raporton të premten transmetuesi publik zviceran SRF, përcjell Albinfo.ch.
Imuniteti ideal 100% është pothuajse i pamundur të arrihet me viruse që sulmojnë mukozën, tha për SRF studiuesi i virusit të Universitetit të Bernës, Volker Thiehl. Por ai tha se një përmirësim është sigurisht i arritshëm mëse imuniteti nuk është diku në trup, por në vend, ku virusi përpiqet të na infektojë.
Për Covid-19 kjo nënkupton mukozën e hundës. “Virusi do të ndalohej pikërisht atje. Atëherë Corona do të bëhej një infeksion i thjeshtë dhe i butë, si një i ftohtë”, tha ai.
Thiel po punon me kolegë në Gjermani dhe Zvicër për të zhvilluar një vaksinë për hundët. Projekti filloi në vitin 2020 dhe financohet nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës Zvicerane. Ai thotë se komponenti kryesor i vaksinës së hundës është që të dobësohen viruset e korona dhe ai ka provuar shumë mënyra të ndryshme për të zbutur viruset.
“Dy prej tyre funksionojnë shumë mirë si vaksina te kafshët. Tani duam t’u qasemi provave të fazës 1 te njerëzit”, ka thënë tutje ai.
Faza 1 përfshin testimin e sigurisë së vaksinës në një numër të vogël njerëzish. Kjo do të pasohet nga faza shtesë të studimeve me lëndë gjithnjë e më shumë. Megjithatë, këto studime janë të shtrenjta dhe nevojiten investitorë privatë.
SRF raporton se kompania me bazë në Bazel RocketVax është përfshirë tashmë, por projekti ka nevojë për më shumë partnerë financiarë. Nuk ka gjasa që vaksinat të jenë të disponueshme për një ose dy vjet të tjera, thotë ai./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









