Lajme
Zviceranët bëjnë ‘shoping të tepërt’ në Gjermani mes frikës nga mbyllja e kufijve
Ndërsa 10 kantone zvicerane janë tani në listën e ‘rrezikut të lartë’ të Gjermanisë, shumë në rajon shqetësohen se blerjet ndërkufitare mund të jenë në rrezik
Kantonet aktualisht në listën e karantinës së Gjermanisë janë Gjeneva, Vaud, Fribourg, Jura, Neuchâtel, Nidwalden, Schwyz, Uri, Cyrihu dhe Zug.
Këto rajone janë shtuar në listë sepse normat e raportuara të infeksionit atje janë më të larta se pragu i Gjermanisë me 50 raste të reja për 100,000 banorë në shtatë ditë. Kjo do të thotë që çdokush nga një prej këtyre kantoneve duhet të testohet para mbërritjes në Gjermani, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Duke pasur parasysh kufizimet në vend, si dhe frikën se kufiri midis dy vendeve mund të mbyllet, “shumë zviceranë bëjnë shoping në Gjermani, duke shkaktuar radhë të gjata në parkingje dhe arka të supermarketeve”, raportoi portali i lajmeve 20 Minutes.
Linja e tramvajit numër 8, e cila lidh Bazelin me Weil am Rhein në Gjermani, ishte gjithashtu e ngopur gjatë fundjavës, raportoi gazeta.
Një foto e bërë në tramvaj nga një kanal lokal i lajmeve TeleBasel, tregon një burrë nga Zvicra i cili bleu të paktën 100 rrotulla letre higjienike në Gjermaninë fqinje.
Sidoqoftë, nuk ka nevojë për blerje paniku në Gjermani, thonë zyrtarët lokalë, përcjell tutje albinfo.ch.
Autoritetet në Baden-Württemberg, rajoni që kufizohet me Zvicrën, thanë se banorët e Appenzell, Aargau, Bazel, Jura, Schaffhausen, Solothurn, St. Gallen, Thurgau dhe Cyrih mund të vijnë në Gjermani pa u testuar, për aq kohë sa ato qëndrojnë jo më shumë se 24 orë – më shumë se kohë e mjaftueshme për të blerë.
Bërja e një vrapimi të shpejtë në Gjermani, Francë ose Itali për të bërë disa blerje është praktikë e zakonshme për shumë njerëz që jetojnë në rajonet kufitare të Zvicrës.
Kjo sepse shumica e gjërave janë më të lira përtej kufirit: një studim i kryer në vitin 2019 tregon se banorët e Zvicrës paguajnë 168 franga (156 euro) për një shportë të mallrave të konsumit që kushton mesatarisht 107 euro në Gjermani, 109 euro në Francë dhe 98 euro në Itali.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim














