Lajme
Zvicër: Zbulohen shkelësit e parë të karantinës
Gazeta shkruan se personat në fjalë ose nuk janë regjistruar fare për karantinë ose nuk kanë respektuar rregullat e karantinës
Ajo që është vendosur nga autoritetet federale është e qartë: Kushdo që hyn nga një vend me rrezik për koronavirus, duhet të përfundojë në karantinë. Por realiteti tregon se shumë veta nuk i përmbahen kësaj, shkruan tages anzeiger. Kantonet tani kanë informacionet për për shkelësit e parë të karantinës.
Gazeta shkruan se personat në fjalë ose nuk janë regjistruar fare për karantinë ose nuk kanë respektuar rregullat e karantinës, transmeton albinfo.ch. Kështu, në Bazel ka vetëm “raste të izoluara”. Ato janë bërë të njohuravetëm pasi qenë raportuar infeksione të reja në kanton. Shërbimi mjekësor kantonal ka intervistuar të infektuarit dhe ka zbuluar se ata kishin hyrë në një vend me rrezik.
Kantoni i Cyrihut raporton gjithashtu disa akuza me këtë temë. Ndërkaq një rast është duke u hetuar aktualisht në Bernë, përcjell albinfo.ch. Asnjë shkelës i karantinës ende nuk është “demaskuar” në kantonet e St. Gallenit dhe Luzernit. Por, një zëdhënës për kantonin e St.Gallenit thotë në kuadrin e raportit se: “supozojmë që numri i pazbuluar i rasteve, është i lartë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













