Lajme
Zvicër: Vetëm 6 për qind e të pavaksinuarve duan të vaksinohen
Një pjesë e qëndrueshme e popullsisë vazhdon të ketë qëndrim të dukshëm kundërshtuese ndaj vaksinimit kundër Covid 19
Jemi në mes të vjeshtës së dytë me koronavirus. Me uljen e temperaturave, numri i rasteve rritet vazhdimisht. Pavarësisht përparimit në vaksinim dhe relaksimit ekonomik, në Zvicër po rritet polarizimi social.
Sipas sondazhit më të ri të SRG-së, frika nga konfliktet, përfshirë ato private, është aktualisht prioriteti kryesor në mesin e popullatës, shkruan watson.ch.
Vetëm pak nga të pavaksinuarit duan të vaksinohen
Një pjesë e qëndrueshme e popullsisë vazhdon të ketë qëndrim të dukshëm kundërshtuese sa i përket vaksinimit kundër Covid 19, transmeton albinfo.ch. Kjo sepse vetëm rreth 6 për qind ose rreth një e katërta e atyre që nuk janë vaksinuar ende e konsiderojnë vaksinimin si një mundësi.
Pothuajse gjysma e tyre e kanë këtë qëndrim jo për shkak të bindjes se vaksinimi është i dobishëm por për faktin se jeta e përditshme po rezulton shumë e vështirë për ata që nuk kanë certifikatë vaksinimi.
Interes i madh për vaksinimin përforcues
Sondazhi ka konstatuar se në popullatën zvicerane ekziston një interes i madh për vaksinimin e tretë kundër koronës, të ashtuquajturin vaksinim përforcues. 48 për qind e popullsisë janë qartësisht të interesuar për vaksinimin përforcues ndërsa 10 për qind të tjerë janë më shumë pro se kundër. Këtu përfshihen edhe shumë të rinj.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












