Lajme
Zvicër: Vetëm 14 nga 495 viktimat e koronës ishin të vaksinuar dyfish
14 nga 495 të vdekurit (dhjetor 2020-gusht 2021) ishin dy herë të vaksinuar ndërsa 44 nga viktimat ishin vaksinuar një herë. 88 % të të vdekurve ishin të pavaksinuar
Janë fare të pakët personat e vaksinuar dy herë që kanë vdekur nga një infeksion korona në spitalet zvicerane që nga fillimi i vitit. Ky ishte rezultat i një vlerësimi të sistemit të monitorimit të Covid-19 të Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG).
Nga fillimi i vaksinimit, në dhjetorin e vitit 2020 dhe deri në fund të gushtit të këtij viti, në sistemin e raportimit janë regjistruar 495 vdekje të lidhura me Covid-19, transmeton albinfo.ch. Në këtë sistem marrin pjesë 20 spitale zvicerane.
Deri më tani, përqindja dukshëm më e madhe e vdekjeve është regjistruar te personat e pavaksinuar. Pra 437 nga 495 të vdekurit kanë qenë të pavaksinuar që korrespondon me rreth 88 për qind.
Në këto shifra hyjnë: një person midis moshës 20 dhe 29 vjeç, dy midis 30 dhe 39 dhe pesë midis moshës 40 dhe 49 vjeç. Rreth një e treta e personave të vdekur që nuk ishin të vaksinuar ishin mbi 70 vjeç.
Vetëm 14 nga 495 të vdekurit ishin dy herë të vaksinuar: pesë prej tyre ishin mbi 80 vjeç, pesë midis 70 dhe 79 dhe katër midis 60 dhe 69.
Ndërsa 44 nga viktimat ishin vaksinuar një herë (8.8 përqind).
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











