Lajme
Zvicër: Vaksinat Covid-19, të mundshme për fëmijët nga janari
Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë rekomanduar dhënien e vaksinave kundër Covid për fëmijët nga mosha pesë deri në 11 vjeç.
Deklarata nga Zyra Federale e Shëndetit Publik dhe Komisioni këshillimor i qeverisë për vaksinimin të martën erdhi katër ditë pasi rregullatori mjekësor, Swissmedic, i dha dritën jeshile vaksinës Pfizer/BioNTech, përcjell albinfo.ch.
Si komisioni, ashtu edhe Zyra e shëndetësisë thanë se rekomandimi zbatohej veçanërisht për fëmijët që tashmë përballen me rreziqe serioze shëndetësore për shkak të një gjendjeje kronike. Rekomandimi vlen edhe për fëmijët e kësaj grupmoshe që janë shëruar nga një infeksion me Covid-19.
Sipas Virginie Masserey, nga Zyra e shëndetësisë, vaksinat do të jenë të disponueshme nga fillimi i janarit 2022. Christoph Berger, president i Komisionit Federal të Vaksinimit, tha se autorizimi bazohej në studimet klinike të kryera me fëmijët në Shtetet e Bashkuara. Situata shëndetësore në spitalet zvicerane mbetet e tensionuar, sipas Masserey, i cili tha se statistikat e fundit sugjerojnë një rritje të shtrimeve në spital në javët e ardhshme. Ekspertët thonë se është shumë herët të thuhet nëse është arritur kulmi i valës së fundit të infeksioneve: mesatarja shtatëditore e rasteve të reja ditore aktualisht është 9,140. Dy të tretat e popullsisë zvicerane deri më tani kanë marrë dy vaksina anti-Covid dhe pak më shumë se 47% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë pasur një vaksinim të tretë, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












