Shkurt.ch
Zvicër: Udhëtimi nga shtëpia deri në zyrë do të llogaritet si orar pune
Nëpunësit civilë zviceranë së shpejti mund të konsiderojnë udhëtimin si punë
Është bërë e ditur se në Zvicër nga 1 janari udhëtimi në shtëpi-zyrë, qoftë me tren apo autobus, mund të konsiderohet orar pune, me kusht që të përmbushen disa detyrime të parashikuara në kontratë.
Meqenëse Zvicra është shtet parimor dhe i ndryshimeve të ligjeve, këtë vitë ka bërë këtë risi të punës që, sipas tyre, është në të mirën e punëtorëve.
Gazeta e përditshme zvicerane “swissinfo.ch” ka përgatitur një artikull, sipas të cilit shteti zviceran ia njeh punonjësve publikë të drejtën që koha e udhëtimit të konsiderohet pjesë e orarit zyrtar të punës.
Thuhet se kjo risi buron nga një ndryshim në direktivën “Puna e lëvizshme në administratën federale”, e cila thotë se “performanca e punës gjatë udhëtimit në zyrë” mund të miratohet me kusht që lloji i punës, kohëzgjatja dhe kushtet e udhëtimit ta bëjnë këtë të mundur.
Kështu pra, më në fund pranohet se është punë edhe nëse i përgjigjeni një telefonate të shefit, dërgoni dhe merrni e-mail ose mesazhe përmes rrjeteve sociale me udhëzime, kujtesa dhe sqarime mbi angazhimet e ditës.
Sipas profesorit të së drejtës së punës, Thomas Geiser, nga Universiteti i St. Gallen, leximi i postave elektronike jashtë zyrës duhet të llogaritet ligjërisht si koha e punës.
“Bërja e telefonatave dhe [shkrimi] e-mail në kohën tuaj të lirë për punën tuaj është punë dhe jo kohë e lirë”, i tha ai televizionit publik zviceran SRF.
Sipas Zyrës Federale të Statistikave, nëntë nga dhjetë punëtorë në Zvicër – ose katër milionë njerëz në total – në vitin 2017 kanë punuar larg vendbanimit, që domethënë kanë udhëtuar rreth një orë deri në vendin e punës, gati një e treta e tyre me transport publik.
Ndërkohë direktiva e re është gjithashtu pasojë e evolucionit teknologjik, i cili me telefon, apo laptop falë internetit, lejon që të kryhet edhe jashtë zyrës një pjesë e detyrimeve të punës, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











