Lajme
Zvicër: Turistët hasën në ujqër, këshillat që duhet t’i dini
Një grup turistësh në Graubünden u ndoqën nga ujqërit ndërsa dolën në hiking, javën e kaluar.
Zyra Kantonale e Gjuetisë dhe Peshkimit thotë se këmbësorët ishin pranë Steileralp – rreth 50 km në jug të Chur, përcjell albinfo.ch.
Dy ujq të rritur u afruan – por qëndruan rreth 10 metra larg – pastaj ata hasën në katër të tjerë, që ka të ngjarë të jenë këlyshë.
Ujqërit ndoqën udhëtarët për një kohë.
Këshilla është nëse hasni ujqër, duhet të qëndroni të palëvizshëm dhe t’u drejtoheni atyre me një zë të fortë. Ju nuk duhet të lëvizni drejt tyre ose t’i ndiqni.
Ujqërit janë natyrisht të kujdesshëm rreth njerëzve. Ekspertët thonë se ata mund të bëhen të rrezikshëm nëse mësohen me njerëzit – veçanërisht nëse i shoqërojnë njerëzit me ushqim.
Leja për vrasje
Gjuetarët do të lejohen të qëllojnë dy ujqër nga dy tufa të ndryshme – njëra në kantonin Vaud dhe tjetra në Valais.
Në të dy rastet bagëtia po sulmohet.
Zyra Federale e Mjedisit ka dhënë lejen, duke shpresuar se vrasja e ujqërve të rinj do të ndryshojë sjelljen e secilit tufë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















