Lajme
Zvicër: Thirrjet për karantinë pesë-ditore vazhdojnë
Ndërsa më shumë se 100,000 njerëz në Zvicër janë në izolim ose në karantinë parandaluese, ka më shumë thirrje për të shkurtuar kohëzgjatjen e izolimit të tyre në shtëpi, transmeton albinfo.ch.
Economiesuisse, organizata ombrellë për bizneset, po i kërkon qeverisë të zvogëlojë përgjysmë izolimin e personave të sëmurë që nuk kanë simptoma, përkatësisht nga 10 në pesë ditë.
Grupe të tjera biznesi po argumentojnë gjithashtu se ekonomia e Zvicrës nuk mund të funksionojë nëse gjysma e fuqisë punëtore mungon.
Megjithatë, ekspertët e shëndetësisë bëjnë thirrje për kujdes. Epidemiologia Olivia Keizer nga Universiteti i Gjenevës, është skeptike për shkak të mungesës së të dhënave shkencore për këtë çështje. “Nuk kam parë asnjë studim deri më tani që do të argumentonte në favor të një reduktimi në pesë ditë”, tha ajo.
Kantonet tashmë kanë shkurtuar kohëzgjatjen e karantinave për rastet e kontaktit në shtatë ditë, megjithëse personat e infektuar duhet të qëndrojnë në izolim për 10 ditë të plota. /Albinfo.ch
economiesuisse fordert eine Verkürzung der Frist für #Quarantäne und #Isolation auf 5 Tage bei asymptomatischen Personen. Erfahren Sie mehr dazu:https://t.co/kU7W3dRzg2
— economiesuisse (@economiesuisse) January 5, 2022
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














