Lajme
Zvicër: Thirrje për teste më të rrepta për shoferët e moshuar
Po rriten thirrjet për vendosjen e rregullave më të rrepta për shoferët e moshuar, pas një rritjeje të aksidenteve ku janë të përfshirë qytetarë të kësaj moshe.
Sipas Zyrës Federale të Rrugëve, shoferët mbi 70 vjeç kanë qenë përgjegjës për më shumë se 5,500 aksidente vitin e kaluar – një rritje prej 10% – ku u regjistruan edhe 28 viktima. Në krahasim, aksidentet dhe viktimat janë më të pakta tek drejtuesit më të rinj, të moshës 18 deri në 24 vjeç, transmeton albinfo.ch.
Debati është intensifikuar pas një aksidenti fatal në Sedrun (kantoni Graubünden), ku një shofer 87-vjeçar u përplas në një shkollë, duke vrarë një mësues dhe duke plagosur disa nxënës.
Ekspertët tani po kërkojnë masa më të ashpra. Një nga propozimet është që nga mosha 80 vjeç të kërkohen kontrolle mjekësore çdo vit, në vend të çdo dy vjetëve siç është aktualisht.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












