Lajme
Zvicër: Të kënaqur me Javën e Vaksinimit, por…
"Ne jemi të kënaqur që mund të shohim një efekt, por gjithashtu nuk jemi entuziastë se si do të dalë e gjithë kjo"
Sipas Konferencës së Mjekëve Kantonalë të Zvicrës (GDK), vaksinimet e para ditore kundër koronavirusit janë rritur në njëfarë mase gjatë fushatës së Javës së Vaksinimit. Ndonjë rritje prej shumë pikësh përqindjeje edhe nuk pritej.
“Ne jemi të kënaqur që mund të shohim një efekt, por gjithashtu nuk jemi entuziastë se si do të dalë e gjithë kjo”, ka thënë Engelberger, kryetari i konferencës së drejtorëve kantonalë të shëndetësisë (GDK), në transmetimin e së shtunës në Radion Zvicerane, SRF.
Java e vaksinimit zgjat deri të dielën. Një bilanc i përgjithshëm i numrit të vaksimimeve do të hartohet javën e ardhshme.
Engelberger është shprehur se vaksinimi është zhvilluar me presion të lartë gjatë gjithë vitit. Ndërsa Java e vaksinimit kishte të bënte me ndërgjegjësimin e të gjithëve për vendimin për vaksinim, i cili duhet të merret individualisht.
“Kjo u arrit”, thotë kryetari i GDK-së. Ndoshta do të ketë edhe një jehonë të caktuar sa u përket vaksinimeve të para në javët e ardhshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











