Lajme
Zvicër: Rritje enorme e kërkesës për personel në shëndetësi
Në shëndetësi, nga viti 2012 deri tash është rritur më shumë se dyfish nevoja për personel

Shëndetësia dhe shërbimet publike të Zvicrës janë aktualisht degët që kanë më së shumti nevojë për punëtorë. Por, siç pohojnë përgjegjësit e firmave të ndërmjetësuesve të personelit, në horizont shihet një ulje e kërkesave.
Konkretisht, ndërmarrjet zvicerane në tremujorin e dytë të këtij viti kanë shpallur të lira 9 për qind më tepër vende pune se në vitin e kaluar, transmeton albinfo.ch. Në këtë përfundim ka ardhur një sondazh i realizuar nga kompania për ndërmjetësim të punës, Adecco dhe Universiteti i Cyrihut.
Shtimi i kërkesave për punëtorë ka përhapje në pothuajse të gjitha regjionet, është theksuar në një komunikatë të shpërndarë të enjten nga Swiss Job Market.
Mirëpo, në shumicën e grupeve të profesioneve ka pasur një rritje të shpalljeve të vendeve të lira të punës. Rritje të numrit të shpalljeve në fjalë ka pasur veçanërisht për profesionet në fushë të arsimit dhe në shërbimet publike.
Ndërkaq po u shikua trendi nga fillimi i realizimit të sondazheve të tilla periodike, në vitin 2012, rritje ka shënuar para së gjithash kërkesa për punonjës në lëmin e shëndetësisë, përcjell albinfo.ch. Në këtë degë gjatë periudhës në fjalë është rritur më shumë se dyfish nevoja për personel.
Por, sipas bartësve të sondazhit, gjatë kësaj kohe ka pasur dhe vazhdon të ketë degë në të cilat kërkesat për personel janë shumë më të vogla, gjithçka varet nga konjunktura aktuale ekonomike.
Zhvillimi aktual është tipik për fazën e vonshme të një cikli ekonimik. Sikur mungesa e vazhdueshme e punëtorëve të kualifikuar ashtu edhe perspektiva e zymtë ekonimike bëjnë zakonisht që ndërmarrjet të bëjnë përpjekje enorme për të gjetur talente dhe që ata t`i mbajnë për vete për afat të gjatë, thonë ekspertët përkatës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
swissalbs: Të veprojmë si qytetarë të Zvicrës, pa mohuar identitetin tonë Përparim Avdili: “Koha është pjekur që komuniteti shqiptar jo vetëm të flasë për numrin e tij...
-
Filmi shqiptar „Streha mes reve“, bëri bashkë komunitetet fetare në Wil
-
Cyrih
Hana Syla, presidente e Unionit të Studentëve për Shkenca Humane, Shoqërore, dhe Politike në ETH Cyrih
-
Vjenë
Eksperienca austriake frymëzon delegacionin kosovar në fushën e energjisë
-
Gjermani
Bavari: Nxënësit e diasporës sjellin kulturën shqiptare në Festën e Kulturës në Landshut
Jeta në Austri
-
Vjenë
Eksperienca austriake frymëzon delegacionin kosovar në fushën e energjisë Vjenë: Delegacion zyrtar nga Kosova viziton Austrinë për shkëmbim përvoja në fushën e energjisë së qëndrueshme...
-
“In Between” – Ekspozita e Albana Ejupit, ku piktura takohet me skulpturën
-
Shtetasi kosovar arrestohet për vjedhje me thyerje në shtëpi familjare
-
“Dita Kulturore Shqiptare” rikthehet në Graz, shqiptarët bashkohen më 28 shtator
-
Rritja e kostove çon në largimin e Wizz Air nga Aeroporti i Vjenës