Tematike
Zvicër: Rritje e lehtë e numrit të azilkërkuesve në tremujorin e tretë
Në muajin shtator, kur rritja ka qenë më e theksuar, janë regjistruar 9 për qind më tepër kërkesa për azil në krahasim me muajin e njëjtë të një viti më parë
Në tremujorin e tretë gjegjësisht në muajt: korrik, gusht dhe shtator të këtij viti, në Zvicër janë bërë afërsisht 3700 kërkesa për azil, njofton Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM). Me këtë numër është regjistruar një rritje e lehtë e interesimit për azil në Zvicër, në një kohë që prej disa vitesh është shënuar rënie e vazhdueshme.
Në muajin shtator, kur rritja ka qenë më e theksuar, janë regjistruar 9 për qind më tepër kërkesa për azil në krahasim me muajin e njëjtë të një viti më parë.
Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2019 janë regjistruar gjithsej rreth 10.700 kërkesa për azil, vazhdon SEM. Dhe kjo, në përgjithësi e zbret numrin e tyre për afërsisht 7 për qind në krahasim me periudhën nëntë mujore të vitit 2018.
Vendet kryesore të prejardhjes së azilkërkuesve në Zvicër, edhe gjatë statorit kanë qenë ato të mëparshmet. Kështu, më së shumti kërkesa për azil gjatë muajit të kaluar kanë bërë shtetasit e Eritresë (69 ose 46 më tepër se në gusht). Pas tyre vinë afganistanasit me 136, turqit me 121, sirianët me 83 kërkesa atj.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










