Lajme
Zvicër: Rreth 2,500 studentë duhet të karantinohen
Të gjithë studentët e programeve bachelor në Shkollën e Menaxhimit të Mikpritjes Zvicerane në Lozanë janë vendosur në karantinë pas disa shpërthimeve të koronavirusit
Deri më 28 shtator, rreth 2,500 studentë – rreth tre të katërtat e të gjithë studentëve në shkollën e mikpritjes – do të duhet të qëndrojnë të izoluar. Vendimi u mor në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore në kantonin Vaud, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
“Shpërthime të konsiderueshme të infeksionit janë shfaqur në disa nivele të trajnimit duke e bërë të pamundur që të ketë një mbyllje më të madhe sesa 2,500 studentët në fjalë,” shpjeguan autoritetet e Vaud.
Bazuar në raportet nga televizioni publik zviceran, RTS, shpërthimet e koronavirusit në shkollë ditët e fundit janë rezultat i ndejave dhe aktiviteteve që u zhvilluan përpara se kantoni të shtrëngonte kufizimet më 15 shtator mes rritjes së infeksioneve.
Vaud ka një nga numrat më të lartë të rasteve të çdo kantoni me 213 infeksione të reja për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit. Më 15 shtator, kantoni mbylli klubet e natës dhe ndaloi ngjarjet private të më shumë se 100 njerëzve. Maskat janë gjithashtu të detyrueshme në të gjitha vendet publike, përcjell tutje albinfo.ch.
Studentët pritet të qëndrojnë në izolim deri më 28 shtator, ndërsa orët vazhdojnë në internet. “Ne marrim të gjitha masat e nevojshme për vazhdimësinë e mësimdhënies dhe për të forcuar masat shëndetësore në kampus,” tha menaxhmenti i shkollës.
Shkolla e mikpritjes e quajtur Ecole Hôtelière de Lausanne (EHL) në frëngjisht, u hap në 1893, duke e bërë atë shkollën e parë të menaxhimit të mikpritjes në botë. Që nga ajo kohë Zvicra është bërë një qendër trajnimi për mikpritjen, me rreth 25 shkolla trajnuese në veprim.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













