Lajme
Zvicër: Rregulla të reja për biçikletat elektrike që hyjnë në fuqi nga 1 korriku 2025
Nga 1 korriku 2025, në Zvicër hyjnë në fuqi rregullore të reja për përdorimin e biçikletave elektrike. Këto ndryshime kanë për qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe shfrytëzimin më efikas të hapësirave publike.
Kategori e re mjetesh: Futet një kategori e veçantë për biçikletat elektrike të rënda, të cilat mund të peshojnë deri në 450 kg dhe përdoren kryesisht për transport mallrash apo si mjete familjare, transmeton albinfo.ch.
Shenja rrugore të standardizuara: Shenjat me simbol biçiklete do të vlejnë tani edhe për shumicën e e-bike-ve dhe trotinetëve elektrikë (deri në 20 km/h), duke sjellë më shumë qartësi për përdoruesit.
Më shumë fleksibilitet lokal: Komunat dhe kantonet do të kenë mundësinë të vendosin vetë nëse biçikletat elektrike të shpejta apo të rënda duhet të përdorin korsitë e biçikletave.
Parkime të dedikuara: Do të krijohen hapësira të posaçme për parkimin e biçikletave të ngarkesës dhe atyre me rimorkio.
Këto ndryshime pasojnë vendimin e Këshillit Federal të dhjetorit 2024 për të përmirësuar kuadrin ligjor të mjeteve jo të motorizuara në vend.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












