Lajme
Variantet e reja po shtohen, rastet po pakësohen: Çfarë po ndodh në Zvicër?
"Masat po funksionojnë shumë mirë dhe se njerëzit po u përmbahen atyre. Por mund të ndodhë që virusët e mutuar të mos jenë aq më ngjitës sa mendohej"
Taskforca shkencore federale Covid supozon se variantet e virusit do të çojnë në rritje të numrit të rasteve nga fillimi i marsit. Por: vanë zegjionet ku variantet e virusit janë tashmë të përhapura, numri i rasteve nuk është rritur, në kundërshtim me atë që pritej, deri më tani, shkruan srf.ch.
Kështu, në rajonin e Gjenevës, viruset mutante të koronës tani përbëjnë rreth 75 për qind të numrit të rasteve të raportuara aktualisht, transmeton albinfo.ch. Por megjithatë numrat nuk janë rritur gjatë javës së kaluar.
“Ne e dimë që variantet e reja përhapen më shpejt. Por me masat aktuale, mund të mbahet situata nën kontroll relativisht mirë, ”thotë Manuel Schibler, virolog në Spitalin Universitar të Gjenevës.
Numri i rasteve po bie edhe në shkallë vendi, megjithëse viruset e mutuara tani përbëjnë rreth 25 për qind të rasteve të raportuara në të gjithë Zvicrën dhe janë akoma në rritje, përcjell albinfo.ch. Por si mund të ndodhë kështu?
Redaktori shkencor i SRF Daniel Theis shpjegon: “Nga njëra anë, kjo mund të thotë që masat po funksionojnë shumë mirë dhe se njerëzit po u përmbahen atyre. Nga ana tjetër, mund të ndodhë që virusët e mutuar të mos jenë aq më ngjitës sa mendohej”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













