Lajme
Zvicër: “Qytetarët, më të dhunshëm pas pandemisë”
Kështu është shprehur drejtoresha e Fedpol, Nicoletta della Valle, në një intervistë. Dhe ajo paralajmëron: "Gjithnjë e më shumë kërcënime, Berset nën mbrojtje të rreptë"
Në Zvicër ka një numër në rritje të qytetarëve të zemëruar të gatshëm për të përdorur dhunën. Kështu shprehet drejtoresha e Fedpol-it, Nicoletta della Valle, në një intervistë të publikuar nga gazetat Tamedia, duke saktësuar se ky fenomen është shfaqur veçanërisht gjatë pandemisë, përcjell albinfo.ch.
Disa kërcënime, “është shqetësuese”
Mes tyre ka njerëz të armatosur dhe gjithashtu me histori kriminale, shton della Valle, duke kujtuar se sa drejtues të politikës anti-Covid janë kërcënuar deri në një masë të panjohur. Disa politikanë janë mësuar me ofendimet dhe rastet nuk raportohen më. Kërcënimet drejtohen gjithnjë e më shumë edhe ndaj familjeve dhe fëmijëve të politikanëve. Është një dimension i ri dhe shqetësues, thotë ajo. Në të kaluarën, kërcënimet dërgoheshin me postë, tani mesazhet e urrejtjes postohen në internet dhe ndonjëherë lexohen nga mijëra njerëz, gjë që mund të inkurajojë dikë të ndërmarrë veprime.
Berset, i mbrojtur
Della Valle saktëson se këshilltari federal Alain Berset dhe familja e tij kanë pasur një mbrojtje të ngushtë prej një viti e gjysmë dhe kjo kërkon shumë burime të forcave të policisë. Njerëzit që duhet të mbrohen janë të gjithë anëtarë të Këshillit Federal dhe Parlamentit, punonjës federalë dhe gjyqtarë federalë, si dhe misione diplomatike dhe të ftuar shtetërorë, përcjell tutje albinfo.ch.
Disa raste: Berger, Marty
Ditët e fundit në Zvicër janë shfaqur disa raste të theksuara kërcënimesh. Këto përfshijnë rrëmbimin e presidentit të Komisionit Federal të Imunizimit, Christoph Berger, me qëllimin për të zhvatur para prej tij. Ish-këshilltari i shtetit (FDP) dhe ish-prokurori publik i Kantonit të Ticino-s, Dick Marty, ka qenë nën mbrojtjen e policisë që nga dhjetori 2020 pas kërcënimeve serioze.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












