Lajme
Zvicër: Policia e vret një iranian që mori peng dhjetëra udhëtarë në tren
Një burrë me sëpatë dhe thikë teksa mbante 15 pengje në një tren në Zvicrën perëndimore është qëlluar për vdekje nga policia, përcjell albinfo.ch.
Policia zvicerane tha se autori ishte një azilkërkues iranian, 32-vjeçar, farsi dhe anglishtfolës.
Katërmbëdhjetë pasagjerë dhe shoferi u mbajtën nga burri për gati katër orë përpara se policia të sulmonte trenin dhe ta vriste atë.
“Pengjet u liruan të gjithë, të palënduar”, tha policia në një deklaratë të premten.
Nuk janë dhënë detaje në lidhje me motivet e sulmuesit.
Incidenti filloi të enjten në mbrëmje, në një tren midis Baulmes dhe Yverdon-les-Bains në rrethin malor të Vaud rreth orës 18:35.
Autori e detyroi shoferin të ndalonte trenin, të mbyllte dyert e tij dhe të largohej nga vendi i tij për t’u bashkuar me të tjerët në bord në stacionin Essert-sous-Champvent, sipas raporteve të mediave lokale.
Pasagjerët e ngecur në tren lajmëruan policinë dhe zona përreth u mbyll në mënyrë që negociatorët e policisë të kontaktojnë me sulmuesin, i cili kishte lidhur disa nga pengjet, raportoi transmetuesi publik zviceran Radio Television Suisse (RTS).
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












