Lajme
Zvicër: Për herë të parë në 32 vjetët e fundit bie çmimi i kafesë
Një kafe krem (Café Crème) gjatë vitit 2019 në Zvicër ka kushtuar mesatarisht 4.22 franga, ose 3 rapë më lirë se një vit më parë
Në vitin 2019 për herë të parë në 32 vjetët e fundit në Zvicrën gjermane ka ndodhur të ulet çmimi i një filgjani me kafe, shkruan srf.ch. Edhe pse bëhet fjalë për një zbritje simbolike, prej vetëm 3 rapi (centë), kjo është shënuar nga mediat zvicerane si një lajm me rëndësi.
“Senzacionin” e ka konfirmuar edhe Federata Zvicerane e Kafetierëve “Cafetier Suisse”, transmeton albinfo.ch. Sipas saj, një kafe krem (Café Crème) gjatë vitit 2019 në Zvicër ka kushtuar mesatarisht 4.22 franga, ose 3 rapë më lirë se një vit më parë.
Ndërkohë, vazhdon dallimi në mes të çmimit të kafesë në qytetet dhe atij në zonat rurale. Sigurisht, në zonat urbane për një kafe ende paguhet më shtrenjtë se në ato rurale, por dallimi në çmim tani është më i vogël, bën të ditur federata në fjalë.
Çmimin e kafesë e ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme, veç kostos së lëndës së parë, edhe ato të pagave të punonjësve dhe qiraja e lokaleve.
Zviceranët konsiderohen ndër konsumuesit më të mëdhenj të kafesë në botë, shkruan albinfo.ch. Megjithatë, statistikat thonë se në vitin 2018 ata kanë pirë mesatarisht nga 975 kafe, ose për 25 sosh më pak se në vitin 2017.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci














