Shkurt.ch
Zvicër: Pedofilët e dënuar nuk mund të punojnë më me fëmijë
Zvicra do t’i ndalojë të gjithë pedofilët e dënuar që të punojnë me fëmijë. Ky vendim do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm, ka bërë të ditur qeveria zvicerane, shkruajnë mediat zvicerane.
Sipas këtij vendimi, gjykatësit janë të detyruar të vendosin një ndalim për këdo që ka kryer krim seksual ndaj një fëmijë apo të rrituri të prekshëm se nuk mund të punojnë më me fëmijë.
Të rriturit e prekshëm janë ata të cilët kanë një sëmundje dhe nuk janë në gjendje të rezistojnë ose të japin pëlqimin e tyre.
Sipas mediave zvicerane, edhe ngacmimi seksual do të përfshihet në listën e veprave penale, përcjell albinfo.ch.
Qytetarët zviceranë kanë mbështetur fuqishëm këto masa gjatë një referendumi të mbajtur gjatë vitit 2014.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













