Lajme
Zvicër: Pandemia shton numrin e kërkesave për ushqim falas
Ata që edhe para pandemisë kishin pasur vështirësi "ta mbyllnin muajin" nga ana financiare, tani rrëshqasin shumë shpejt në varfëri
Sipas fondacionit të njohur humanitar “Schweizer Tafel”, kriza e koronavirusit ka përkeqësuar ndjeshëm situatën financiare të shumë njerëzve në Zvicër. Gjithnjë e më shumë njerëz tashmë janë të varur nga ushqimet që u jepen falas, shkruan sda.ch. Varfëria e krijuar rishtas paraqet gjithashtu sfida për fondacionin e përmendur.
Ata që edhe para pandemisë kishin pasur vështirësi “ta mbyllnin muajin” nga ana financiare, tani rrëshqasin shumë shpejt në varfëri pasi që punojnë me orar të shkurtuar ose kanë humbur punën, thuhet në një njoftim të “Schweizer Tafel”. Tashmë nga kjo preken jo vetëm individër beqarë, pa familje por gjithnjë e më shumë edhe familjet.
Në “Schweizer Tafel”, kërkesa për ushqim është rritur ndjeshëm në pika të caktuara që nga fillimi i krizës, transmeton albinfo.ch. Kjo rritje gjithashtu ka një ndikim të dukshëm në sasitë e ushqimit që dhurohet dhe në logjistikën e fondacionit
“Schweizer Tafel” mbledh ushqime atje ku ato teprojnë dhe i çon atje ku ato janë të nevojshme, përcjell albinfo.ch. Këtë e bën duke marrë ushqime nga 450 filiale të ndërmarrjeve të mëdha tregtare dhe duke i shpërndarë ato në 500 institucione sociale.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











