Lajme
Zvicër: Numri i asistentëve shkollorë po rritet ndjeshëm, mësuesit kërkojnë rregulla

Zvicra po përballet me mungesë mësuesish. Në të njëjtën kohë, numri i asistentëve shkollorë po rritet me shpejtësi veçanërisht në kantonin Bern. Por jo të gjithë janë të kënaqur me këtë zhvillim. Shoqata Zvicerane e Mësuesve (LCH) po kërkon trajnime të detyrueshme dhe rregulla të qarta për rolin e tyre, përcjell albinfo.ch.
Rritje e madhe në numër por pa standarde të përbashkëta
Asistentët shkollorë ndihmojnë në lehtësimin e ngarkesës ditore të mësuesve duke marrë përsipër detyra të ndryshme, si mbikëqyrja gjatë pushimeve, organizimi i ekskursioneve apo ndihma në orët e edukimit fizik. Por sipas raportimeve nga Blick, askush nuk e di saktësisht sa asistentë janë të punësuar në të gjithë vendin.
Në vitin 2020, vetëm në kantonin Bern kishte rreth 900 asistentë. Këtë vit, ky numër është rritur në afro 3,000. Detyrat e tyre ndryshojnë sipas kantoneve në Glarus dhe Cyrih, ata mbikëqyrin pushimet, ndërsa në Bern ndihmojnë edhe me përkthime për nxënësit që nuk flasin gjuhën.
Shoqata e mësuesve kërkon rregulla të unifikuara
Shoqata LCH kërkon që rolet dhe përgjegjësitë e asistentëve të përcaktohen qartë nga kantonet dhe komunat. Ajo propozon që të vendoset një program i detyrueshëm trajnimi, i zhvilluar nga kolegjet pedagogjike, që nuk duhet të zëvendësojë shkollimin për mësuesit e plotë.
“Asistenca është vetëm asistencë. Mësuesi vendos dhe delegon, asistenti mbështet” deklaron Christian Hugi, nënkryetar i LCH.
Ai thekson se duhet të ketë rregulla të qarta për atë që mund të bëjë një asistent dhe kush lejohet ta ushtrojë këtë profesion. “Autoritetet duhet të shqetësohen që fëmijët të jenë nën kujdesin e personave të kualifikuar”, shton ai.
“Asistentët ndonjëherë keqpërdoren”
Nadja Mayer, bashkëthemeluese e Shoqatës së Asistentëve Shkollorë të Zvicrës, është e një mendjeje me LCH.
“Asistentët shkollorë ndonjëherë keqpërdoren”, thotë ajo, duke përmendur raste kur u kërkohet të udhëheqin klasa për disa ditë me radhë.
Ajo përkrah idenë e trajnimit të detyrueshëm, duke e parë atë si një formë sigurie dhe jo pengesë. Sipas saj, asistentët nuk duhet të jenë persona pa përvojë, pasi “profesioni kërkon një nivel të caktuar përvoje jetësore”.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar Një mjek shqiptar në Kanada ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë...
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026