Lajme
Nuk do të ketë lehtësime të masave Covid në Zvicër
Qeveria zvicerane nuk do ta lehtësoi kërkesën për certifikatë Covid
Këshilli Federal njoftoi se nuk do të heqë ose lehtësojë rregullat aktuale të certifikatës në të ardhmen e afërt, duke përmendur arsye të tilla si fillimi i sezonit të ftohtë, kthimi i pushuesve nga pushimet e vjeshtës jashtë vendit dhe fakti që numri i rasteve nuk është më në rënie. Kjo vlen edhe për të gjtha masat e tjera, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet e bazuan këtë vendim në të dhënat nga Izraeli dhe Holanda, ku numri i rasteve është rritur me shpejtësi, pavarësisht nga një shkallë vaksinimi e krahasueshme me atë të Zvicrës.
Qeveria do të rivlerësojë situatën në mes të nëntorit.
Autoritetet njoftuan gjithashtu se certifikatat mund të lëshoheshin në bazë të një testi të zbulimit të antitrupave.
Aktualisht, vetëm njerëzit që janë të vaksinuar, të shëruar nga koronavirusi ose të testuar mund të marrin një certifikatë, por qeveria tani po konsideron përfshirjen e atyre që paraqesin një test gjaku të antitrupave pozitivë (serologjikë) të kohëve të fundit. Periudha e vlefshmërisë së kësaj certifikate do të kufizohej në 90 ditë.
Për më tepër, njerëzit që nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore gjithashtu mund të kenë qasje më të lehtë në një certifikatë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













